Teksa zgjedhjet po zhvillohen në Shqipëri, një numër i madh i fytyrave publike kanë bërë thirrje për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
Por, Rovena Stefa krahas mesazhit, nuk e ka pasur problem që të tregojë edhe preferencën e saj.
Ajo ka bërë të ditur se do të votojë Partinë Demokratike, konkretisht kandidatin me numrin 7, Fatmir Mediun, i cili është në Aleancë me PD-në.
Emri i Rovenës gjendet edhe në databazën e Partisë Socialiste të më shumë se 900 mijë votuesve të Tiranës, një investigim ky i nxjerrë nga mediat rreth një javë më parë.
Për preferencën e këngëtares thuhet se nuk ka informacion.
Tashmë, me postimin e bërë nga Rovena, patronazhisti [zyrtari partiak që monitoron bindjet politike të votuesve të Tiranës] mund ta përditësojë të dhënën. /Prive.al