Pas thashethemeve që kishin nisur prej javësh, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Në një deklaratë të dhënë ekskluzivisht për “Todey” Lopez dhe Rodriguez konfirmuar thashethemet, duke deklaruar: “E kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve e njëri-tjetrit”.
Një burim i afërt me ish-lojtarin e MLB-së thotë se “nuk kishte asnjë palë të tretë të përfshirë”. Sidoqoftë, ka pasur mjaft spekulime për këtë në shtyp.
Lopez, 51 vjeç dhe Rodriguez “me të vërtetë u përpoqën që lidhja të funksiononte”, i thotë një tjetër burim, por në fund, “ata vendosën se është më mirë për të gjithë nëse janë miq”.
“Ishte shumë miqësore”, shtoi po i njëjti burim. /Prive.al