‘’Në kërkim të Venerës’’ triumfues i dyfishtë në Festivalin e Hong Kong-ut

By

Filmi i gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me regji dhe skenar nga Norika Sefa ka fituar çmimin regjisorja më e mirë (Golden Firebird Award), dhe aktorja më e mirë (Best Actress International) për rolin kryesor të intepretuar nga Kosovare Krasniqi.

Festivali ndërkombëtar i Hong Kong-ut është festivali më i famshëm për art-house në Azi, njëherit edhe festival i katogorisë A.

”Në momentin që e pranova lajmin për çmimet, më është dashur pak kohë të mendoj për shumë gjëra të cilat na erdhën në rrugë e sipër, u bëmë pjesë e këtij filmi dhe vendime që u bënë pjesë e këtij momenti kur une tani po e pranoj çmimin si regjisorja më e mirë në mes të regjisoreve e filmave të mrekullueshëm. Kjo më jep vetëbesim për stilin që kam dhe më motivon për punë të mëtutjeshme.” u shpreh regjisorja Norika Sefa.

Disa nga emrat që kanë kaluar nëpër këtë festival janë: Ann Hui, Kurosawa Kiyoshi, Jia Zhangke, Brillante Mendoza, Nakata Hideo, Tsai Ming-Liang, and Apichatpong Weerasethakul, etj.

“Falënderoj shumë regjisoren dhe producentin e filmit që e kane besuar për këtë vepër dhe që më prezantuan me botën e filmit, rrjedhimisht më njoftuan me audiencen e botës.” u shpreh aktorja Kosovare Krasniqi.

“Unë veç di dhe dua të duartrokas për çdo çmim tjeter që do të na vijnë. Kemi besu shumë në Venerën dhe vazhdojmë të besojmë njejtë sepse kemi dhanë shumë përkushtim e dashni në të”. u shpreh producenti Besnik Krapi .

Artikuj të ngjashëm