I jepet lamtumira e fundit Sefa Kaya-s (FOTO)

By

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit menaxherit të Azet, Sefa Kaya.

Turku ndërroi jetë fundjavën e kaluar në Prishtinë në një aksident trafiku të vetëshkaktuar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Kaya u varros në vendin e origjinës dhe lajmin e bëri të ditur vetë Azet përmes një postimi në rrjete sociale ku thotë se ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e tij.

Detaj prekës nga varrimi kanë qenë kurorat mbi varrin e Sefas që simbolizonin tre shkronjat e grupit – K M N. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm