Shoqërohet në polici Eni Çobani, denoncohet për kërcënim

By

Ëshë shoqëruar për në komisariatin e policisë, juristja e njohur Eni Çobani.

Sipas Report tv, personazhi i njohur i ekranit është denoncuar nga qytetarja Rudina Islamaj. Çobani ndodhej në seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur është shoqëruar.

Sipas të njëjtave burime, Çobani ka debatuar gjatë një gjyqi në Apel me denoncuesen, e cila është nusja e klientes së saj.

Aktualisht, ajo po merret në pyetje, ndërsa Islamaj ka kërkuar të zbardhen audio-regjistrimet, pasi pretendon se është kërcënuar prej saj.

Në këtë çështje, ajo është avokate e palës kundërshtare të Rudina Islamaj.

Eni Çobani u bë e njohur në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ në spektaklin e së dielës ‘E diela shqiptare’ në Tv Klan.

Artikuj të ngjashëm