Stresi i nxit fansat që t’i bëjnë ‘dislike’ këtij reperi!

By

Shumëkush u befasua nga zbutja e tensioneve mes Stresit dhe Noizyt.

Dy rivalët e përbetuar prej vitesh u bënë gati “miq” javëve të fundit, në një zhvillim që siç tha Stresi për Prive, ishte “lajm i keq për shumë repera që kanë dashur t’i shohin të armiqësuar me njëri-tjetrin”.

E mesa duket ky raport vetëm se po “trashet”.

Stresi përmes rrjeteve të tij sociale i ka kërkuar fansave që t’i bëjnë “dislike” këngës së re të Mato Lales.

Siç dihet, reperi i ri tashmë është një “armik” i përbashkët edhe i Stresit edhe i Noizyt e kjo mesa duket është vetëm një prej gjërave që i bashkon dy rivalët e dikurshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm