Javë më parë Prive raportoi për ndarjen e Soni Malajt dhe bashkëshortit të saj Mirko Luccarrelli.
Ky lajm për një kohë të gjatë u mbajt në heshtje e madje edhe u demantuan spekulimet në media.
Por duket se tanimë gjërat nuk mund të mbahen të fshehura pasi siç raportojnë mediat shqiptare, çifti ka nisur procedurat e divorcit.
Nuk dihet ende se kush do e marrë kujdestarinë e së voglës Anna. Po ashtu mbeten të paqarta shkaqet që çuan në divorcin e çiftit.
Ata prej kohësh jetoni të ndarë, ai në itali dhe Soni në Shqipëri duke ndjekur karrierën e saj muzikore. Dy të rinjtë u njohën dhe u dashuruan në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars”. /Prive.al/Lapsi.al/