Djali i Lumit, fans i Dafinës

By

Kënga e re e Dafina Zeqirit po pëlqehet mjaft shumë. E duket se ‘Hate You Love You’ këngëtares po i shton fansa të rinj.

Ndër të fundit është Blini, djali i Lumit të KAOS. Në një video të shpërndarë nga vetë Dafina në rrjetin social Instagram, Blini shihet i kënaqur nën tingujt e këtij krijimi muzikor.

Ai me lehtësi identifikon titullin e këngës dhe artisten në fjalë. Ky gjest i ka pëlqyer Dafinës e cila në videon e postuar ka etiketuar prindërit, Lumin dhe Mirandën.

Ndryshe, ky projekt që nga lançimi ka marrë përkrahje nga kolegët që nuk kanë hezituar ta komplimentojnë Dafinën në rrjetet sociale. /Prive.al/

https://instagram.com/p/8eRe7gTOK7/

Artikuj të ngjashëm