Ka nisur rubrika më e re në Prive që titullohet “My Story” dhe synon të nxjerrë histori të vërteta pa filtra të njerëzve që duan t’i japin zë rrëfimit të tyre.
I pari që tregoi historinë e tij me gjithë të bukurat dhe të këqijat ishte Antua.
Si ndodhi martesa në Zvicër që bekoi çiftin me tre fëmijë dhe çka çoi në ndarje. Personazhi ynë u distancua nga fëmijët për dy vjet rresht, kur në ndërkohë po luftonte me varësinë nga droga dhe në fund, burgun.
Ai foli për martesën e tij dhe thekson se vendimi ndodhi për dashurinë dhe jo për dokumentacion.
Më tej, ai këshillon të gjithë që një hap të tillë në jetë duhet ta mendojnë mirë dhe se martesa për ‘letra’ nuk është asnjëherë vendimi i duhur nëse ju nuk e ndjeni ta bëni.
Ndiqni të plotë rrëfimin e Antuas në videon e mëposhtme. /Prive.al