Mbrëmjen që lamë pas “Portokalli” nisi sezonin e ri televiziv.
Mes risive të shumta në drejtim, Fjoralba Ponari ishte prezantuesja e re e cila pason Eneda Tarifën, e rikthyer vetëm për tre muaj e pak.
E në prag të nisjes së programit, Fjoralba ka marrë një “bekim” të rëndësishëm.
View this post on Instagram
Ish-prezantuesja historike e programit prej vitesh, Xhemi Shehu i ka uruar suksese Fjoralbës duke thënë se “e meriton” pozitën si drejtuese e “Portokalli”.
Xhemi u largua vitin e kaluar në një situatë të paqartë.
View this post on Instagram
Mediat aluduan se ajo u gjend në një lëmsh të daljeve që përfshinte Altin Bashën, ish-regjisorin e programit që pas mospajtimeve me Drejtorin Ben Blushi në vazhdimësi kishte paralajmëruar largimin e tij dhe të trupës së aktorëve nga programi.
Basha në fakt nisi një version të dytë të “Portokalli” mbrëmë, kurse Xhemi Shehu siç deklaroi vetë e mbylli me televizionin të paktën për një kohë duke mos u angazhuar në asnjë projekt televiziv.
Përkundër largimit, Xhemi e ka pasur të pamundur të ndahet nga ish-kolegët. Në baza pothuajse ditore, ajo shihet në kafe, dreka e darka me një pjesë të mirë të aktorëve, përfshirë edhe ish-partnerin e saj televiziv, Salsano Rrapin. /Prive.al
View this post on Instagram
View this post on Instagram