Geti flet për Amigën: ‘Nuk ka asnjë njeri, as nënë e as babë për të cilin…’

By

Getoar Selimi theu heshtjen.

Pas një periudhe të gjatë të shkëputjeve nga paraqitjet publike, ai në NIN të Klan Kosova foli gjerë e gjatë mbi rrugëtimin e tij në karrierë, prapaskenat e tij e të pathënat.

Mes tjerash, ai u pyet edhe për prishjen e raporteve me Agon Amigën, i cili ishte shoku dhe bashkëpunëtori i tij për afro një dekadë të plotë!

Reperi i njohur iu përgjigj Agon Amigës që kishte deklaruar se ndarja ka qenë “banale”.

Geti tha se nuk ka asnjë njeri në këtë botë, përfshiër prindërit e tij dhe gruan për të cilin ka bërë  më shumë sesa për Amigën.

Lideri i dikurshëm i “Babastars” u përgjigj edhe në pyetjet e rubrikës “Haje ose thuaje” ku mes tjerash zbuloi një ‘incident’ të lezetshëm të ndodhur në dasmën e tij të para tre viteve.

Artikuj të ngjashëm