Javën e kaluar, prezantuesi Ardit Gjebrea bëri të ditur se ka kaluar ‘stafetën’ e programit ‘E diela shqiptare’ tek të tjerë kolegë shkaku i përballjes me COVID-19.
Arditi nuk ka bërë pjesë në grupin e personave me simptoma të lehta dhe prandaj iu desh të merrte pushim.
E mesa duket, pushimi do të vazhdojë edhe për një kohë.
Pasi u negativizua, Gjebrea këtë periudhë po e kalon në rikuperim të plotë.
View this post on Instagram
Për këtë arsye, edhe sot, ‘E diela shqiptare’ është duke u drejtuar nga Marsela Çibukaj, vetë Eni Çobani, Gentjan Zenelaj e të tjerë emra.
Mbetet të shihet nëse Arditi do të jetë gati të kthehet javën që vjen apo do t’i duhet ende kohë në atë që duket të ketë qenë një përballje serioze shëndetësore me virusin që ka bllokuar botën. /Prive.al