Jashtë modelingut Xhesika Berberi po nis një rrugëtim tjetër

By

Modelja që ka shumë kohë që po jeton në Amerikë, po vazhdon atje karrierën e saj në modeling.

Herë pas here ajo kyçet në llogarinë e Saj Instagram për të bashkëbiseduar me ndjekësit e saj që janë shumë kureshtarë të dina detaje të jetës së saj.

Kështu me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo na zbuloi se jashtë modelingut ajo ka nisur një kompani të sajën në Amerikë – ëndërr kjo e kahershme.

Ajo shkruan se është themeluese dhe drejtoreshë e kompanisë funksionale të pijeve që mban emrin “3 Loves” dhe se shpejti do të lansohet në treg. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm