Andi dhe Melisa ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin publikisht

By

Edhe pas daljes nga “Përputhen”, Andi dhe Melisa mbesin dy prej emrave më të përfolur, kjo për shkak të dyshimeve mbi një lidhje të mundshme jashtë.

Këtyre dyshimeve po i “kontribuojnë” edhe vet protagonistët të cilët kohë pas kohe ngacmojnë njëri tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, Andi i ka bërë një ftesë serioze për një kafe Melisës. Nëpërmjet një Instastory, ai ka thënë se gjithmonë ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë, por këtë herë do një kafe serioze.

Andi deklaron: Ndërmjet këtij mesazhi doja t’i thosha Melisës diçka. Kaq shumë sa është përmendur emri jonë o Melisë, mua po më duket sikur jam në një lidhje me ty. Sa herë kemi dalë në kafe bashkë, kemi qenë të shoqëruar nga persona të tjerë. Doja të bëja një ftesë publike për një kafe serioze.

Melisa nuk ia ka vonuar në replikë dhe e ka pranuar publikisht ftesën e tij, por me një kusht.

Kundërpërgjigja e Melisës: Të paktën për bashkëjetesë nuk na akuzojnë më se këtë herë kam divanin e kuq, por që nga gjithë këto llafe që janë bërë po mendoj që ta pranoj publikisht këtë kafen serioze, por vetëm me një kusht. Që ti ta marrësh atë hoodie me vete, që ta bëj dhe një foto me atë kapuçin e hoodies se përndryshe bëhet nami.

Artikuj të ngjashëm