Grupi “Purgatory”: Ndërron jetë kitaristi i njohur shqiptar

By

Ka ndërruar jetë kitaristi i grupit të njohur kosovar “Purgatory”, Valton Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij në muzikë, Valon Gashi i cili nuk dha një shkas të vdekjes. Miq të tjerë shprehën ngushëllime në rrjetet e tij sociaile, për artistin i cili ndërroi jetë në Los Anxhelos.

Purgatori u themelua në vitin 1992, me iniciativë të kitaristit të bendit, Valon Gashi dhe Veton Nushit.

Grupi u rikthye në vitin 2019 me një koncert dhe përbërje të re me Enis Potoku – vokal, Valon Gashi – kitarë, Valton Berisha – kitarë Faton Lahaj – bas kitarë, dhe Visar Rexha – bateri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm