Për disa vite me rradhë Dancing with the Stars kishte të ashtuquajturin ‘monopol televiziv’ në ekranet shqiptare për llojin e vetë.
Por gjithçka ndryshoi kur Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu krahas X Factor vendosën të marrin një patentë të ngjashme vallëzimi meqë kishin përvojë sepse DWTS e nisën vetë.
Pikërisht këtu shënon zanafilla e ‘përplasjeve’ fillimisht në suaza të statuseve në Facebook. Por konkurenca e fortë bëri që gjithçka të kalonte në një tjetër rrafsh – atë të rekrutimit të emrave të skenës.
Drini Zeqo, prezantuesi i vitit të shkuar në DWTS pasi u rikthye në Klan vendosi që t’i bashkangjitet Dance with Me. Ky hap nuk kaloi pa komente nga producentja Holta Dulaku që thumboi Drinin në rrjete sociale.
Kjo e fundit nuk qëndroi duarkryq duke marrë pranë vetes balerinin Jurgen Balaj që deri para pak kohësh ishte pjesë e stafit të dyshes Vejsiu-Grabocka.
Sot dy ditë pas, shënohet një tjetër aderim mjaft me peshë. Italiani Simone Pigliacelli, emri kryesor në trupën e spektaklit të transmetuar në Vizion Plus ka vendosur të kalojë tek Dance With Me.
Njeriu që i siguroi fitoren Tunës në edicionin e vitit të shkuar tek Dancing With the Stars paraqet lëvizjen e fundit në ‘luftën’ e ftohtë të rivalitetit por cili show do të triumfojë për atë çfarë ekzistojnë – shikueshmërinë?!.
Përgjigjjen për këtë do ta japë audienca tashmë kur së shpejti do ndeshen në transmetim megjithëse në ditë e fasha orari të ndryshme. /Prive.al/