Pas fotos me Beartin, Tea i kundërpërgjigjet për herë të parë Shqipes

By

Shqipja sot lëshoi “bombën” e radhës – një fotografi të Beartit dhe Teas në Bogë.

Kjo bëri që Tea më në fund të reagojë duke deklaruar versionin e saj.

E mori në radhë kronologjike të gjithë historinë me “bombat” e Shqipes duke tentuar që të gjejë mospërputhje mes hipotezave të ngritura nga ish-konkurentja e “Përputhen”.

Megjithatë, vetë Tea nuk është se ka thënë ndonjë gjë.

View this post on Instagram

A post shared by Tea (@tea.trifoni)

Ajo ka publikuar një video nga ballkoni i apartamentit në Tiranë si për të demantuar se nuk është me Beartin ndonëse Shqipja në asnjë moment nuk pretendoi që foto është shkrepur sot.

Teksa kaloi pa e sqaruar këtë pjesë, Tea akuzoi Shqipen si homofobe.

“Shqipja është person me tendenca homofibike. Për ta thuhet që janë njerëz që ndrydhin ndjenjat e tyre dhe prandaj shpërthejnë ashtu” – shprehet Tea duke lënë të kuptohet indirekt se beson që Shqipja vet është me prirje të tilla.

“Episodi i ri i dramës” pritet së shpejti! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm