Getoar Selimi nuk shquhet si artist që promovon vetën në rrjete sociale gjatë intervistave apo paraqitjeve tjera televizive.
Por duket se sot ka vendosur të ndajë kohë për të parë vetën në ekran.
Ai në rrjetin social Instagram ka postuar një imazh të shkëputur nga transmetimi i këngës së tij “S’jena mo” ku është vetëm në fokus.
Duket se Geti po shijon ende suksesin e këngës me Majkun e cila edhe pse u lançua në fund të sezonës arriti të jetë një ndër hitet më të mëdha të verës.
Shifra e shikimeve në Youtube tashmë ka kapur numra milionësh dy shifrorë. /Prive.al/