Në kuadër të bisedës në darkën e PriveReality 2021, këngëtari Labinot Tahiri u ndal në kujtimet e organizimeve të fundvitit që bëheshin dikur.
Labi u kthye prapa në retrospektivë në organizimet pas luftës.
Ai veçoi spektaklet që mbaheshin nën organizimin e muzikantit Naim Krasniqi për të cilin fatkeqsisht nuk ka kujtime të mira.
Labi edhe sot, 20 vite pas kujton trajtimin e padrejtë në fillet e karrierës.
Mes tjerash, në Prive Reality u shpreh:
“Kam respekt për TV21-shin, ka qenë organizator i mbrëmjeve festive Naim Krasniqi. Ju kujtohet ndoshta qe na linin statik në tavolina gjatë natës për mos me u çu se kush ecë, nuk na xhirojshin. Ai i ka pasë këto regjime dhe e ka pasë njëfarë sistemi me i përulë njerëzit. Kisha të nesërmen me shku në Gjermani për me këndu, edhe sot jo, por të nesërmën më ka lënë të fundit me xhiru. Edhe kam pasë me u nis prapë për Gjermani, në vitin 2001 ka ndodh kjo. Me të thënë të drejtën, kam shku në veturë edhe më kanë dalë lotët, qaq i lodhun dhe qaq në mënyrë poshtëruese ka vepru. Kurrë s’kam me harru atë njeri, për keq, veç për keq.” shprehet Labi.