Reagimi i Genc Prelvukajt pas sulmit të gazetarit, Valon Syla

By

Pas një statusi që hodhi në profilin e tij në Facebook, Valon Syla ishte shënjestër e shumë kritikave.

Gjatë ditës së djeshme, njq qytetar madje sulmoi gazetarin, video e cila qarkulloi ne media sociale.

Pas sulmit, edhe Genc Prevlkuaj reagoi me ane të një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Ndër të tjerash ai dënon edhe sulmin e qytetarit ndaj Sylës.

Më poshtë shkrimi i plotë i artistit. /Prive.al

“Diaspora eshte heterogjene. Ka mbishtresim dhe mentalitet te shumellojshem. Pjesa me e madhe e tyre jane njerez te edukuar, te integruar ne shoqerine e vendeve ku jetojne. Ka mjeke, inxhiniere, studiues, avokate, ekonomiste dhe te tjere. Pjese e diaspores jane edhe Fadil Berisha, Rita Ora e Dua Lipa, eshte edhe Ismail Kadare, Lorik Cana e Merita Halili. Ka edhe shume te tjere qe flasin shume ne veprat e tyre.

Diaspora eshte ajo e luftes, e organizimit te rezistences, eshte e Atlantikut, Koshares e Pashtrikut. Eshte e fondeve per sherimin e femijeve, e humanizmit, e donacioneve per te varferit, e zemres se gjere.
Megjithate sikurse tek ne brenda vendit qe ka njerez qe sju punon truri per mbare, edhe atje normalisht qe duhet te kete. Kjo qe ka ndodhur sot nuk eshte diaspora, eshte vetem nje njeri qe rastis te jetoje jashte qe nuk perfaqeson shqiptaret atje.
Sulmi ndaj Valon Syles eshte veper e denueshme, e rende dhe shume e gabuar. Ne asnje menyre nuk duhet te tolerohen veprime te tilla. Eshte reaksion i njerezve te lige qe nen erresire edukative kujtojne qe mund ta marrin ligjin ne duar te veta.
Megjithate eshte e gabuar poashtu qe ky faj individual te kthehet ne fajesi kolektive. Nje rast i tille duhet te trajtohet seriozisht por nuk duhet te kthehet ne shkas per te njollosur bashkesine e shqiptareve ne emigrim”.

Artikuj të ngjashëm