Rënia drastike në peshë e Action Bronson gjatë karantinës

By

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson që me profesion është edhe kuzhinier, gjatë muajve të karantinës ka pasur një transformim të pabesueshëm trupor.

Action Bronson u shfaq në revistën “Men’s Health” për të zbuluar se si ai ra mbi 56 kilogramë këtë vit, nga 180 kilogramë që ai peshonte fillimisht.

Before: Seen here last AugustAfter: Seen here in December 2020 for Men's Health

Artisti i cili mbushi 37 vjet javën e kaluar tha se humbja e peshës ishte një rrugëtim që kishte nisur moti kohë.

Ai vendosi përfundimisht se ishte koha të humbte peshë në mars të këtij viti dhe ja doli me sukses falë një regjimeni shumë strikt të fitnesit dhe një dietë ushqimi krejtësisht ndryshe e shumë më të shëndetshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm