Dua Lipa fiton edhe dy çmime të rëndësishme

By

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, njihet për shumë suksese e çmime ndërkombëtare të fituara gjatë karrierës.

Mbrëmjen e kaluar Lipa shtoi edhe dy çmime të rëndësishme në listën e gjatë të çmimeve të fituar.

Ajo ka arritur të dalë triumfuese në dy kategori të rëndësishme në LOS40 Music Awards, që ndryshe njihet edhe si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Spanjë.

Dua ka fituar çmimin “Artisti më i mirë internacional” dhe “Albumi më i mirë internacional”, për albumin e saj shumë të suksesshëm që e nxori në shitje këtë vit, ‘Future Nostalgia’.

“Uau, faleminderit për të gjitha Los40! Albumi më i mirë internacional dhe Artistja më e mirë internacionale. Faleminderit juve që më patët sërish në skenën tuaj! Unë shpresoj që herën tjetër të mund të vi në një prej vendeve të mia më të preferuara në botë – Madrid dhe t’ju shoh ju të gjithëve! Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar artistja shqiptare në Instagram.

Dua nuk është shqiptarja e vetme e shpërblyer në këtë mbrëmje, pasi çmim LOS40 Music Awards 2020 ka marrë edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Ava Max.

Artikuj të ngjashëm