Disa javë më parë, Prive në rubrikën “E vërtetë, e pavërtetë” zbuloi se Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku janë ribashkuar pas ndarjes.
Lajmi që u raportua bazuar në burime tejet të sigurta, është konfirmuar më në fund edhe nga vetë bokseri i njohur.
I ftuar në “Shiko kush luan”, ai u pyet mbi lajmin të cilin e plasoi për herë të parë Prive përpara disa javësh.
“Robin, ke qenë në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku. Mediat kanë aluduar për një rikthim tuajin së bashku. Ndaj në “Shiko Kush LUAN”, duam të dimë a jeni apo jo në lidhje me Heidin. Ndaje me ne sot ose kovën…” – ishte pyetja të cilës ai iu përgjigj pa pasur nevojë të tërheqë kovën.
“Si çdo njoni që ka pasur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo sen” – ishte përgjigja e kampionit të botës.