Rita Ora, para disa ditësh e ka festuar ditëlindjen e 30-të.
Me këtë rast ajo ka festuar në një restorant në Notting Hill, Londër duke thyer kështu rregullat anti-Covid.
Lidhur me këtë fakt, këngëtarja shqiptare ka kërkuar falje publike duke u shprehur se ishte diçka e momentit dhe se ka qenë gabim duke pasur parasysh situatën e rëndë në të cilën na ka sjell virusi Covid-19 dhe në këto rrethana duhet ndjekur rregullat për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Kjo vjen pak pasi qeveria theksoi përsëri rëndësinë e respektimit të kufizimeve të dielën, përpara izolimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar që përfundon më 2 dhjetor.
Po ashtu mediat e huaja kanë raportuar se ajo ka paguar vullnetarisht një gjobë prej 10,000 EUROSH.
Për më tepër, policia është parë në shtëpinë e saj ku thuhet se kanë nisur hetimin mbi këngëtaren. Gjithashtu një hetim do të bëhet edhe në lidhje me restorantin ku u organizua festa. /Prive.al