Çifti i parë i “Përputhen” i kanë dhënë fund lidhjes

By

Teksa momentalisht, po vazhdon edicioni i dytë i “Përputhen”, nga edicioni i parë një çift kishte dalë nga aty.

Bëhet fjalë për Geri Bardhi dhe Ina Kollçakun, ku kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram, kishte konfirmuar lidhjen e tyre e kështu edhe daljen nga formati, për të shijuar romancën e tyre larg kamerave dhe syve të publikut.

Ina ia thotë Gerit live në emision: Nuk jam gati, ne s'do bëjmë seks, por...

Mirëpo, duket se kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë dhe rrugët e tyre janë ndarë. Ka qenë vetë Ina ajo që ka konfirmuar lajmin në një postim në Instagram.

Në një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit në Instagram, ajo është pyetur nëse është më me Gerin apo jo, duke treguar se nuk janë më bashkë.

Shkak i ndarjes sipas Inës ishte fakti që ata dy kishin qëllime në ndryshme në jetë dhe për të ardhmen. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm