Fundjavën që lamë pas u mbajt Miss Universe Albania 2015, spektakël që zgjodhi përfaqësuesen e Shqipërisë në evenimentin botëror.
Ajo që ra në sy ishte një organizim më i denjë nga çfarë jemi mësuar ta shohim në të kaluarën. Në frymën e ndryshimeve ishte edhe përbërja e jurisë.
Në të ishin grumbulluar një ‘armatë’ bukuroshesh si Floriana Garo, Bleona Qereti, Morena Taraku e Heidi Lushtaku.
Natyrisht se si për secilën femër, dukja sa më bukur ishte prioritet. Presioni dhjetëfishohej kur merret parasysh fakti se bëhej fjalë lër një spektakël bukurie.
Në këtë aspekt, Bleona Qereti nuk është treguar aspak dorështrënguar duke investuar mjaft në pamjen e saj.
Fustani i kuq me të cilin shkëlqeu në paraqitje ishte mjaft i kushtueshëm. Në foton që ka arritur të sigurojë Prive shihet se fustani i markës ‘Saint Laurent’ ka kushtuar plot 6.800 dollarë amerikanë.
Edhe pse një shpenzim i stërmadh, në sytë e shumëkujt ia ka vlejtur pasi Bleona vezullonte duke dëshmuar finesë në paraqitjen e saj. /Prive.al/