Fjolla Morina nis pushimet e saj: Ja kush po e shoqëron këngëtaren në këtë udhëtim (FOTO)

By

Ditët e ftohta në vendin tonë po mirëpriten nga shumë figura tona publike por nuk mund të themi se një gjë e tillë po ndodh me të gjithë.

Fjolla Morina është njëra nga artistet e cila ka zgjedhur një vend turistik veror për të pushuar në këtë periudhë të vitit.

Ajo së bashku me vajzën Alayah dhe nënën e saj kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive duke i’u shmangur kështu temperaturave siberiane të cilat po mbretërojnë tash e disa ditë në vendin tonë.

Prive.al mëson se arsyeja e udhëtimit të familjes ka qenë ditëlindja e nënës së Fjollës, me rastin e së cilës këngëtarja ka vendosur ta befasojë atë me udhëtimin.

Këngëtarja ndau edhe disa fotografi nga Maldivet teksa duket se pushimin në fjalë po e shijon shumë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm