Fituesi i Big Brother 8 Vesel Kurtishaj dhe Tea, banore në po të njejtin edicion pas një marrëdhënie të komplikuar brenda shtëpisë i kanë qartësuar gjërat jashtë dhe po shijojnë muajt e parë në lidhje.
Pas pushimeve të kaluara në Turqi, çifti çdoherë e më shumë ekspozohen në jetën publike dhe rrjete sociale duke ndarë me fansat momente të përbashkëta.
Sot me rastin e ditëlindjes së Teas, Veseli ka vendosur që të surprizojë të dashurën me një darkë romantike.
Në foton e postuar në Instagram, djaloshi nga Prizreni ka vendosur të jetë fjalëpak duke potencuar një urim të shkurtër, por me gjeste shfaq mjaft sepse e trajton Tean si princeshë.
Kjo e fundit është shprehur se falë Veselit ditëlindja i është bërë edhe më e bukur.
Ndryshe, gjërat për çiftin tash kur Veseli është zhvendosur në Tiranë për ‘Dance with Me’ tingëllojnë më të lehta pasi pengesa e distancës nuk ekziston më. /prive.al/
https://instagram.com/p/7yPU4-IM_Q/