Çfarë i bëri Bearti, Anës në takim?

By

Ana ka zgjedhur Beartin për takim dhe takimi mes saj dhe djaloshit nga Kosova shkoj nën ritme të qeta, sensuale, por edhe me tone provokuese. Skenat kanë kënaqur shikuesit e komentuesit e rrjeteve sociale, por kanë përflakur studion e “Përputhen”.

Zhveshje, indikacione për intimitet e puthje, një rrëmbim nga Bearti që desh e la Anen me dy brinjë të thyer, ishte bilanci i një prej takimeve që ndezi debat me tone të larta në studio.

Fatjoni, duket se ishte prekur në tel dhe krijoi një situatë tensionuese në studio, ndërkohë që Bearti i tha të qetësohej e të mos e ngristë zërin.

Krejt kjo ka qenë nën vëzhgimin e shikuesve kurioz, por edhe Bora Zemanit dhe Arian Konomit, të cilët hodhën poshtë pretendimin e Beartiti se në spotet e takimit me Anën nuk ka dalë siç ishte.

Ky, ishte edicioni i Beart Rexhepit, pasi ai qe plotësisht në qendër të vëmendjes dhe doli në pah edhe karakterini tij filtrues, që mesa duket ka nxehur gjakrat e konkurrencës.

Gara vazhdon…

 

Artikuj të ngjashëm