Arif Vladi i përgjigjet Adelinës, paralajmëron paditje

By

Adelina Ismajli ka ngjallur debat me një deklaratë të bërë në emisionin e saj të fundit ku të ftuar kishte Fatmir Limajn.

Teksa flisnin për “Marshin e UÇK-së”, këngëtarja e shndërruar tashmë në prezantuese potencoi se është në dijeni që Arif Vladi është paguar për këtë këngë. Vladi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku është shprehur i mllefosur, madje ka apeluar që Ismaili të publikoj se kush e ka paguar Vladin për këtë këngë, përndryshe ky i fundit do të dërgojë deri në gjyq këtë çështje.

‘Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili. Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni. I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj‘, ka shkruar Vladi./kultplus

Artikuj të ngjashëm