Teksa Sara është në ditët e fundit të shtatzënisë, të gjithë ndjekësit e saj dhe fansat e çiftit po presin për lajmin se ajo ka sjellë në jetë vogëlushen e tyre.
E ndërkohë, ajo vazhdon të jetë aktive në Instagram, duke na servirur kombinimet shumë të bukura të veshjeve.
Për dallim nga fustani i ngushtë dhe i hapur që pati veshur në festën e saj për bebin, në përditshmëri Sara anon nga rroba më të rehatshme. Aq të rehatshme sa edhe Ledri i vesh. Ose i vesh Sara të Ledrit?
Në një postim në fundit në Instagram, ajo zbuloi se në këtë periudhë ka ‘gjetur shpëtim’ në garderobën e të dashurit të saj.
“Vetëm këpucët nuk janë të tijat dhe ky ka qenë një shpëtim i madh së fundmi për mua”, shkruan ajo. /Prive.al