Dokumentarin që ua rekomandon Blero duhet ta shihni me patjetër

By

Blero që së fundmi lansoi edhe një tjetër këngë të suksesshme që mban titullin “Merri sytë e mi”, ka një rekomandim për ndjekësit e tij.

Bëhet fjalë për një dokumentar më titullin “Social Dilemma” që ka të bëjë me rrjetet sociale dhe që sipas Bleros, duhet ta shihni patjetër.

Të gjithë ata që duan ta shohin mund ta gjejnë në platformën transmetuese Netflix.

Në fakt dokumentari ka krijuar një jehonë të madhe në të gjithë botën, por çfarë fshihet pas tij?

“Dilema Sociale” përqendrohet në mënyrën se si kompanitë e mëdha të mediave sociale manipulojnë përdoruesit duke përdorur algoritme që inkurajojnë varësinë në platformat e tyre. Ai gjithashtu tregon, në mënyrë të saktë, se si platformat korrin të dhëna personale për të targetuar përdoruesit me reklama.

Për të kuptuar më hollësisht problematikat që numëron dokumentari, duhet ta ndiqni me patjetër. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm