“Sherr” në nisje të sezonit? Ndryshime tek “Shiko kush luan”!

By

Vetëm një javë pas nisjes së sezonit, ndryshime janë pikasur në “Shiko kush luan”.

Një nga dy kapitenët, Rezart Veleshnja nuk është parë në drejtimin e skuadrës blu duke u zëvendësuar nga Irgen Çela.

View this post on Instagram

FILLUAM KESHTU SONTE @cela_irgen @florjanbinaj Per ke skuader beni tifo ju? 🔵🔴

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca) on

Kjo ka ngjallur pikëpyetje mes fansave sepse bëhet fjalë për zhvillim të befasishëm kur gjithçka dukej se shkonte si më së miri.

Nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur por Prive.al ka arritur të kuptojë se episodi i djeshëm është xhiruar në shpejtësi vetëm para pak ditësh ndërkohë që planet ishin për transmetimin e një puntate të xhiruar rreth një javë më parë me të ftuara Miss-et shqiptare. Për këtë arsye, nën presion të kohës, post-produksioni i këtij emisioni është bërë deri në orët e mëngjesit të së premtes.

Se dyshohet për “sherr” lihet të kuptohet nga fakti që Luana më nuk e ndjek në Instagram Rezin dhe gjithashtu e ka hequr nga të gjithë “tags” të postimeve paraprake të emisionit.

Nga lavdet e vazhdueshme për “prezantuesen më të mirë në botë” e “spektaklin më të ndjekur shqiptar”, kjo po që ishte një befasi nëse nuk është bërë e gjitha për taktikën e disa lajmeve më shumë në portale! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm