Arilena Ara pjesë e Javës së Modës në Milan

By

Arilena Ara së fundmi iu bashku botës së modës!

Ajo është bërë pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’ në mesin e 8 vajzave më të fuqishme nga e gjithë bota.

Java Milaneze e Modës këtë vit i është besuar stilistes së famshme kineze, Sara Wong, e cila do të mbledhë në një event virtual 8 vajza dhe gra më me influencë në glob. “For Powerful Women” do të bëjë bashkë këngëtare, modele dhe personalitete nga SHBA, Italia, Lindja e Largët dhe vende të tjera, të cilat do të tregojnë çfarë duhet të presin nga moda në vitin 2021 me anë të videove të realizuara nga stafi i tyre në bashkëpunim me gjigandët e modës.

Një nga këto 8 vajza të përzgjedhura nga vetë Wong është edhe artistja shqiptare, Arilena Ara.

Arilena do të jetë pjesë e eventit virtual, që do të transmetohet livestream ditën e sotme, 23 shtator, ndërkohë ajo ka realizuar edhe një set fotografik me veshje nga Sara Wong, i cili pritet të jetë publik në ditët në vazhdim përgjatë javës.

Në ditët në vazhdim do të kemi mundësi të shohim më tepër detajë nga Vogue në rrjetet e tyre sociale mbi setin fotografik të Arilenës dhe 7 vajzave të tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm