Eni Koçi ka ende surpriza për këtë vit: Ky do të jetë projekti më i ri (VIDEO)

By

Këngëtarja e re e shumë e talentuar nga Shqipëria, Eni Koçi, duket se nuk i ka përfunduar suprizat sa i përket këtij viti ende.

Ajo përmes profilit të saj në Instagram bëri të ditur se më datën 31 të këtij muaji do të publikojë projektin më të ri të titulluar ‘Sje për mu’.

Kënga është punuar nga Gëzim Shehu teksa do të jetë e pajisur edhe me videoklip për të cilin është përkujdesur Pro Video.

Projekti në fjalë do të pasojë ‘Spo t’gjej mo’ të publikuar 7 muaj më parë.

Se a do të ketë edhe ky produkt suksesin e njejtë me këngën paraprake do të mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm