Kemi vetëm një pyetje për dhomën ku po qëndron Kanye West!

By

Kanye West postoi një fotografi në Instagram të dhomës në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, ku po qëndron ndërsa përfundon albumin e tij të fundit, “Donda”.

Është shumë larg komoditetit luksoz që reperi është mësuar dhe kemi parë.

View this post on Instagram

A post shared by ye (@kanyewest)

Në dhomën pa dritare, ka një shtrat, një dollap të vogël dhe mure betoni.

West mbajti një festë dëgjimi për “Donda” në stadium të enjten dhe morën pjesë rreth 42,000 fansa.

Ishte atje që West njoftoi se do të qëndronte në stadium ndërsa po bënte rregullimet përfundimtare në album.

Sa i përket dhomës në stadiumin gjigant, kemi vetëm një pyetje: Ku po bën dushin një yll botëror si Kanye?

Një zëdhënës i stadiumit tha për Insider, “Ne kemi qenë në gjendje t’i plotësojmë nevojat e tij ndërsa ai është me ne,” megjithëse është e paqartë se ku dhe nëse po bën dush. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm