Kompozitori kosovar Besim Baftiu do të jetë pjesë e festivalit të Sanremos

By

Kompozitori i muzikës Besim Baftiu, do të jetë pjesë e festivalit më të njohur të muzikës italiane Sanremo.

“Në festivalin e Sanremos do të jem në cilësinë e producentit dhe kompozitorit të këngës së këngëtarit italiono-zvicerian Roberto Saita kënga është e zhanrit pop, dhe do të këndohet në gjuhën italiane. Konkurrimi për festival është bërë nga menaxhmeti i këngëtarit, kurse juria ka vendosur që ne të jemi pjesëmarrës pas vlerësimit të këngës të kompozimit dhe të gjitha elementeve tjera “, ka thënë Baftiu për Klankosova.tv.

Kjo nuk është hera e parë që kompozitori Baftiu merr pjesë në festivalin e këngës italiane, pasi edhe në vitin 2018 ai ishte pjesë e tij, ku në mesin 2500 aplikantëve Besim Baftiu ishte në 10 kompozitorët e përzgjedhur për pjesëmarrje.

Sanremo është festivali më i njohur i muzikës në Itali, i cili për herë të parë është mbajtur në vitin 1951 kurse edicioni i radhës do të mbahet nga data 2 deri më 6 mars të vitit 2021

Artikuj të ngjashëm