Fitoi “The Voice Kids”, Gala Aliaj me detajin patriotik në skenën e madhe

By

Gala Aliaj, vajza e Robert Aliajt është shpallur fituesese e “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo rrëmbeu këtë çmim teksa performoi këngën e Elton John me titull “Goodbye Yellow Brick Road”.  

Zëri i saj mahniti jo vetëm jurinë, por miliona shikues.

Por çfarë u vu re gjatë performancës së saj?

Gjatë kohës që ajo performonte, kamerat kanë pikasur një detaj në dorën e saj. Është pikërisht një unazë patriotike me shqiponjën dykrenare në ngjyrë të zezë, e cila na bën krenarë të gjithëve. Këtë unazë Gala e ka vendosur në dorën e saj të djathtë shkruan Dosja.al.

Mbetet të shihet rruga e karrierës së Galës pas këtij suksesi shumë të rëndësishëm.

Artikuj të ngjashëm