Flokë të thurur si me grep

By

Stilistja 17 vjeçare nga Gjermania, Milena Diekmann, është duke bërë zbukurime të ndryshme në flokët e vajzave.

Ajo bën stilimet të ndryshme të cilat duken sikur janë të punuar nga grepi dhe nga thurjet.

Milena në një intervistë për Bright Side ka deklaruar se asaj gjithmonë i kanë pëlqyer flokët e gjata dhe se një ditë filloi të punonte gërsheta të thjeshta, por papritur i filluan disa ide ku më pas filloi të eksperimentoi më shumë me flokët dhe të realizojë stile të pazakonta.

Stilistja e re ka marrë vëmendje dhe lavdata të mëdha në rrjete sociale. Punën e saj e kanë pëlqyer edhe shumë persona të njohur.

Ajo ka thënë se kjo është një punë e vështirë por se e bënë me frymëzim dhe vullnet çdo herë.

Artikuj të ngjashëm