MC Kresha pranon të njëjtën dhuratë me kunatin e tij (FOTO)

By

Shumë gjëra kanë ndodhur viteve të fundit në jetën private të reperit MC Kresha.

Nga lidhja e dashurisë me Erzina Shehun, martesa e ardhja në jetë e vajzës.

Por, asnjë prej këtyre zhvillimeve nuk është reflektuar në rrjete sociale të reperit i cili nuk lë gjurmë për këtë pjesë. Megjithatë, janë të tjerët që po e shfaqin nga pak reperin.

Kështu ka vepruar kunati i tij, vëllai i Erzinës.

Ai është shfaqur krah reperit me të njëjtat fanella veshur, ato të ekipit futbollistik skocez “Celtic”.

No description available.

Dhuratat të dy djemtë duken t’i kenë marrë nga sulmuesi Albian Ajeti i cili luan po për këtë ekip, tifoz të të cilit janë Kresha dhe Blini.

Kujtojmë se reperi, marrë shkas edhe nga paralizimi i aktiviteteve muzikore prej pandemisë COVID-19 po qëndron tash e disa muaj në Kanada pranë bashkëshortes dhe vajzës Iza e ardhur në jetë prej afro 2 muajsh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm