Çfarë po ndodh me duetin e Majkit me Ledrin?!

By

Majk ft. Ledri, është projekti që është duke u komentuar që një kohë të gjatë, e kjo për faktin se Ledri Vula bashkëpunon pas ca vitesh me një nga anëtarët e grupit që dikur bënte pjesë.

E menduar se Ledri e Babastars, nuk i kanë raportet e mira ky duet duket se do të tregoj të kundërtën.

Mirëpo, edhe pse bashkëpunimi i Majk me Ledri është finalizuar i gjithi e madje ka mbi një muaj që është xhiruar edhe klipi, nuk kemi një datë të publikimit.

E mos lansimi i saj duket se ka të bëjë me gjendjen aktuale me Covid-19, pasiqë shumë artistë kanë vendosur të mos publikojnë projekte të reja për shkak se koncertet vazhdojnë të jenë të mbyllura./Prive.al

Artikuj të ngjashëm