Kevin Hart zbuloi se e kishte koronavirusin në fillim të pandemisë, pikërisht në kohën kur Tom Hanks dhe Rita Wilson treguan se ishin diagnostikuar me COVID-19.
Mund të pyesni se pse Kevin asnjëherë nuk tha ndonjë gjë rreth diagnozës së tij.. dhe këtë ai e shpjegoi gjatë një seti komedie!
“Problemi është se unë e pata virusin në të njëjtën kohë me Tom Hanks”, tha komediani 41-vjeçar.
“Dhe unë nuk mund të thosha asgjë sepse ai është në i famshëm se unë”.
Tom dhe Rita u deklaruan rreth infektimit me COVID-19 menjëherë në fillim të pandemisë, para se SHBA-të të nisnin karantinimin.