Lorik Cana, së shpejti imazh publicitar

By

Shpeshherë është konsideruar si mashkulli më i bukur shqiptar. Kur fiziku i tij bashkohet me popullaritetin dhe admirimin e madh që gëzon në publik formohet imazhi perfekt për kampanja publicitare.

Lorik Cana që me plot gojë posedon këtë kombinim të komponenteve të rëndësishme ka vendosur që të shndërrohet në fytyrën e re të një kompanie.

Kapiteni i kombëtares ka nisur në Tiranë xhirimet e reklamës e cila së shpejti do jetë gati për t’u transmetuar në ekranet shqiptare.

Ndryshe, Loriku dhe gruaja e tij Monica së shpejti presin të bëhen prindër për herë të parë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm