Rita Ora u vjen në ndihmë fëmijëve të prekur nga koronavirusi

By

Në kuadër të krizës së koronavirusit, këngëtarja Rita Ora ka ndërmarrë një iniciativë shumë domethënëse.

Në bashkëpunim me UNICEF, ajo ka organizuar një koncert në shtëpi, për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga Covid-19.

Këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, të dhurojnë aq sa kanë mundësi dhe kjo bëhet online, duke klikuar në linqet përkatëse.

“Është një nder i madh të performojë nga shtëpia ime për të mbështetur thirrjen më të madhe të @ unicef_uk në histori !!! Ju lutemi dhuroni gjithçka që mundeni në linkun në bio-n time !!  Në të gjithë botën, Coronavirus po shkatërron gjithçka. Po mbyll shkollat, po ndalon foshnjat të bëjnë vaksina dhe të po e bën jetën në zonat e varfëra edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje që të dhuroni çfarë të mundeni“– shkruan Rita në Instagram.

Artikuj të ngjashëm