Krahas albumit të ri, Gashi publikon edhe një dokumentar për jetën e tij

By

Gashi sapo ka publikuar albumin e tij më të ri më titull “1984”.

Në fakt ky titull më pak i zakontë, ka një rëndësi të veçantë sepse se në atë vit janë martuar prindërit e tij dhe po ashtu disa prej këngëve më të mira u lansuan atë vit.

“Albumi 1984…prindërit e mi u martuan më 1984…disa prej këngëve më të mira u publikuan më 1984..dhe unë dëshirova të kthej ndjenjën e njëjtë me këtë muzikë të re.”, ka shkruar Gashi

Për më tepër, Gashi krahas këtij albumi, si surprizë solli edhe një dokumentar që tregon për jetën e tij. Nga lufta e deri tek ngjitja e parë në skenë.

“Nëse keni ngecur në fund dhe keni nevojë për diçka për t’ju nxjerrë nga balta ju sugjeroj ta shikoni këtë sot. Ky dokumentar është për fëmijët që nuk kanë familje të pasura… nuk kanë lidhje, por kanë ëndrra të mëdha”, shkruan artisti për dokumentarin që është lansuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm