Fero po bën bashkë rivalët e qytetit?

By

Si natyrë e paparashikueshme që është, reperi Fero ka dalë me një ide mjaft interesante.

Mbrëmjen që lamë pas, përmes rrjetit social Instagram ai ka shpalosur propozimin e tij lokalist në thelb.

Reperi ka hedhur idenë që të gjithë reperët më të spikatur të qytetit të tij, Gjilanit, të bëhen bashkë për një projekt muzikor.

Ajo çfarë vlen për t’u cekur është se në listën prej nëntë emrave përfshihen edhe reperë me të cilët Fero ka pasur fërkime ndër vite si përshembull Duda, detaj të cilin e ka nënvizuar edhe vetë.

“Pa marrë parasysh a kemi pas ndonjë llaf me ndërru, po du krejt Gjilani me u bo bashkë një herë e përgjithmonë” – shprehet mes tjerash Fero në videot e publikuara.

Ai ka bërë të ditur se e merr përsipër që vetë të mbulojë shpenzimet e realizimit të këngës dhe videoklipit në mes të qytetit.

Pa përmendur emra, Fero ka zbuluar se shumica e të ftuarve i kanë thënë po idesë së tij teksa ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozerive rivale, “Intelektualët” dhe “Skifterat”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm