Sipas masave më të fundit të ndërmarrë nga qeveria për menaxhimin e situatës mid pandemike, ishte mbyllja e qendrave të fitnesit apo palestrave sportive.
Përveç se kjo masë dëmton bizneset përkatëse të fushës, po privon edhe njerëz nga të ushtruarit e sportit dhe aktivitetet fizike për të cilat kanë nevojë shëndetësore.
Pronarët e palestrave sportive/finesave e tej përpiluan edhe një kërkesë duke rreshtuar arsyet pse kjo masë është e “paarsyeshme, e panevojshme dhe arbitrare”, drejtuar Qeverisë së Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni kërkesën e plotë.
KËRKESË
Njëra prej masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, është edhe mbyllja e palestrave sportive. Kjo masë na dëmton seriozisht ne si biznese të cilat kemi kredi në banka, shpenzime fikse, rroga të punëtorëve e rroga tona personale, ndër të tjerash. Bizneset tona nuk kanë pranuar asnjë̈ lloj asistence apo ndihme lehtësuese nga Qeveria as nga mbyllja e valës së parë dhe as nga kjo e tanishmja. Ne si pronarë të këtyre bizneseve e konsiderojmë̈ këtë vendim të paarsyeshëm, të panevojshëm dhe arbitrar. Duke e kuptuar seriozitetin e situatës dhe shqetësimet e Qeverisë për shëndetin publik, më poshtë po i listojmë arsyet pse nuk është e nevojshme mbyllja e palestrave sportive në këtë funksion:
- Në palestra sportive vijnë̈ vetëm njerëz të cilët ndihen mirë, pra gjasat që ata të jenë të infektuar me Covid-19 simptomë e të cilit virus është lodhja dhe dërrmimi fizik, janë shumë të vogla;
- Natyra e këtij sporti (pajisjet që përdoren) dikton distancë midis njerëzve prej minimum 2 metrash;
- Mbi 60% e hapësirave të palestrave sportive përbehen nga vetë pajisjet, që do të thotë se kapaciteti i njerëzve që mund të jenë brenda në të njëjtën kohë është shumë më i ulët;
- Ky lloj sporti ushtrohet me doreza, pra përdoruesi nuk ka kontakt direkt me pajisje;
- Një̈ pjesë dërrmuese e klientëve tanë̈ janë̈ njerëz me nevoja fizike të cilat ju obligojnë̈ ushtrime në fitnes për mirëqenien e tyre;
- Sporti është mënyra më e mirë për ta luftuar depresionin dhe stresin e që në këtë kohë pandemie është në nivel të rritur.
- Përveç kësaj, ne zotohemi që do t’i vendosim edhe rregullat e mëposhtme në funksion të parandalimit të shpërndarjes së virusit në hapësirat tona:
- Nuk do ta lejojmë asnjë klient të hyjë në ambientet tona pa maskë që mbulon gojën dhe hundën;
- Do ta përcaktojmë numrin e klientëve për metër katrorë të hapësirës së palestrës ashtu siç kërkohet;
- Nuk do ta lejojmë përdorimin e zhveshtoreve dhe tushave;
- Pranë secilës makinë të ushtrimit do të vendoset dezinfektuesi si dhe letra që obligon përdoruesin ta dezinfektojë para dhe pas;
- Ventilimi do të jetë i lëshuar gjatë tërë orarit të punës;
- Të gjitha dritaret do të qëndrojnë të hapura gjatë orarit të punës;
- Do ta pezullojmë çdo funksion tjetër të biznesit (shitja e pijeve dhe produkteve tjera për ushtrime).