Liam Gallagher, Dua Lipa dhe Paul McCartney janë në mesin e 1.500 artistëve që kanë nënshkruar një letër të hapur duke kërkuar mbështetje për skenën e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar.
Ed Sheeran, Rolling Stones dhe Coldplay gjithashtu nënshkruan letrën drejtuar sekretarit të kulturës në Britani duke paralajmëruar ndikimin e Covid-19 në ambientet dhe muzikantët.
Në letër thuhet se industria e muzikës po përballet me “falimentime masive”, me koncerte dhe festivale që nuk ka gjasa të kthehen deri në vitin 2021, transmeton Klan Kosova.
Në letrën drejtuar Oliver Dowden kërkohet “afat i qartë, i kushtëzuar” për rihapjen e vendeve pa distanca sociale, mbështetje financiare dhe përjashtim të TVSH-së në shitjet e biletave.
Eric Clapton, Beverley Knight, Little Mix dhe Skepta janë ndër yjet e tjerë që kanë shtuar emrat e tyre.
Në një deklaratë shoqëruese, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa tha se ajo ishte “krenare” që kishte punuar nëpër klube të vogla, teatro, arena dhe festivale.
Ajo shtoi: “Por mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen në të njëjtën rrugë është rrezik nëse industria nuk merr mbështetjen e nevojshme të qeverisë në periudhën e përkohshme para se të gjitha vendet e ndryshme, festivalet dhe promovuesit të jenë gati dhe në gjendje të operojnë në mënyrë të pavarur përsëri “, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.