Kitara e Kurt Cobain me të cilën ai performoi në një koncert të rrallë të grupit Nirvana, është shitur në një ankand me çmimin 6 milionë dollarë.
Me 6.01 milionë dollarë pas tarifave, kjo kitarë është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë në ankand.
Para kësaj, kitara më e shtrenjtë e shitur në histori ishte një Fender Stratocaster e përdorur nga kitaristi i Pink Floyd, David Gilmour. Ajo u shit gati 4 milionë dollarë në një event bamirësie në qershor të vitit 2019.
Kitara e përdorur nga frontmeni Nirvana Kurt Cobain gjatë koncertit të famshëm të grupit MTV Unplugged doli në ankand, me një vlerësim fillestar prej 1 milion dollarë, por që u shit për 6 milionë.
Burini: BBC